Pas disa orëve bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, policia e Kosovës ka braktisur objektin e MINT.
Janë publikuar pamje ku shihet Policia e Kosovës duke vendosur brenda veturës dy pako, që me shumë gjasë janë me të mbushura me prova.
Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka filluar një aksion fillimisht në shtëpinë dhe lokalin e Ridvan Muharremit, njeriut që në disa përgjime përmendet rreth sigurimit të rezervave shtetërore.
Aksioni i sotëm i policisë së Kosovës u bë në bashkëpunim me EULEX-in.
Muharremi është shoqëruar në polici pas bastisjeve që zgjatën disa orë.
Bastisje kishte edhe te Ministria e Industrisë, Ndërvarësisë dhe Tregtisë. Dy zyrtarë të MINT janë arrestuar në këtë aksion.
Sipas raportimeve bëhet fjalë për Hafiz Garën dhe Irfan Lipovicën.
Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.
Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende informacione të detajuara në lidhje me këto bastisje.