POLITIKE

Përfundon protesta në veri, Policia jep detaje

Protesta e zhvilluar të dielën në veri të Kosovës, ku shumë qytetarë kanë dalë dhe janë mobilizuar për të improvizuar një votim pas miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës, ka përfunduar pa incidente.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë KOHËS se pas këtij tubimi, që sipas tij, nuk mund të quhet as protestë, qytetarët janë mbledhur edhe te varri i ish-politikanit Oliver Ivanoviq, ku kanë dërguar lule.

“Tubimi i sotëm që nuk ka qenë as protestë ka përfunduar pas improvizimit të votimit te kutia që ka qenë e vendosur aty. Qytetarët pasi u larguan nga vendi, ka pasur edhe një tubim tjetër që disa qytetarë kanë vendosur lule pranë varrit të ish-politikanit Oliver Ivanoviq. Nuk kemi hasur në asnjë incident gjatë këtyre tubimeve, kanë qenë paqësore”, ka thënë Hoti.

Në mesin e protestuesve të sotëm ishin edhe ministri për komunitete dhe kthim, Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq dhe kryetarët e komunave veriore të vendit.

Të pranishëm në këtë tubim ishin rreth 100 qytetarë serbë, të cilët kishin dalë kundër miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

8 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

15 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

16 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

21 orë ago