Përleshja mes dy grupeve në Prishtinë, ky është personi që dyshohet se ka gjuajtur me armë

Rreth orës 18:00, në rrugën “Ilir Konushevci” në kryeqytet ka pasur të shtëna me armë zjarri, mes dy grupeve.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se si i dyshuar kryesor për të shtëna është Arben Gashi (1996).

I njëjti mësohet të ketë shtënë në drejtim të Rinor. (emer i njohur për redaksinë).

Tutje, sipas burimeve personat në fjalë thuhet të kenë pasur disa probleme mes vete, me ç’rast ka lindur edhe ky konflikt.