FOTO&VIDEO

Nuk hapen xhamitë as në ditët e fundit të Ramazanit

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka njoftuar se xhamitë në Kosovë nuk do të hapen as në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai në një konferencë për media bashkë me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se duke marrë parasysh përhapjen e virusit Covid-19 akoma nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kërkon mirëkuptimin që gjithmonë e ka gjetur edhe nga Bashkësia Islame edhe nga besimtarët se nuk janë kushtet për të bërë këtë.

“Pas konsultimit me IKSHPK-në, me mekanizma ndërkombëtarë si OBSH dhe UNDP i informova BIK-un për situatën epidemiologjike në terren dhe me keqardhje kërkova dhe u dakorduam që akoma situata s’ka kaluar rreziku. Situata është ende e rrezikshme”.

“Në 4-5 ditët e fundit kemi parë rritje të rasteve që na bën të frikësohemi. Kërkuam mirëkuptimin që s’ka munguar që nga dita e parë që këto masa duhet të vazhdojnë edhe për një kohë në mënyrë që shëndeti të ruhet mbi të gjitha”.

“Jam falënderues për koordinimin që BIK- ka treguar gjatë pandemisë dhe mbi të gjitha me ju besimtarë që falë angazhimit në këtë situatë ne qëndrojmë mirë si shtet, por kjo s’do të thotë që edhe në minutat e fundit mund të jemi në një situatë të tillë që përkundër angazhimit të shumë profesionistëve për parandalim e virusit, një lehtësim do të mund të sillte një shpërthim të ri të pandemisë dhe do të bënte që të shkonte puna huq”.

Tërnava u shpreh falënderues për bashkësitë fetare, qytetarët për durimin që kanë treguar deri tani dhe bëri thirrje që masat të vazhdojnë të respektohen në mënyrë që të ketë sa më pak pasoja.

“Ju uroj agjërim të mbarë deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit. Besoj që me ndihmën e Zotit të dalim faqebardhë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

16 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago