Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshje në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Lidhur me këtë rast deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, ka konfirmuar Ahmeti.