Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë vetëm se e ka afruar edhe më tutje NATO-n në kufijtë e saj.
Ai shton se tani me futjen eventuale të Finlandës në NATO, aleanca euro-atlantike do të jetë vetëm disa kilometra larg Shën Peterburgut.
“Rusia i ra Ukrainës për të mos leju NATO’n në kufijtë e saj dhe ja tash Finlanda në NATO. Veç pak kilometra larg Shën Petërburgut, ish Leningradit të dikurshëm”, shkroi ai.
Latifi tutje shtoi se Rusia u mundua të përdorë Erdoganin që të ndalojë këtë disfatë në aspektin gjeopolitik. Tutje ai ceku se dominimi amerikan nuk do të përfundojë këtë shekull, sic kanë dëshirë rusët.
“Përmes lidhjeve të veçanta me Erdoganin Rusia u mundu me e stopu këtë disfatë gjeopolitike, por duket se Erdogani nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmoj realisht. Një ngrehje e veshit nga Uashingtoni dhe vetoja turke zhduket nga tavolina e vendimmarrjes së NATO’s. Kështu, nesër, historia vitin 2022 do ta shënoj si viti në të cilin u bë shkrumb e hi miti i rikthimit të superfuqisë ruse nën sundimin e Putinit, së bashku me profecitë e marra të baba vangave të shumtë për “fundin e shekullit amerikan””, përfundoi ai.