POLITIKE

Përplasen LDK dhe VV në KQZ

Janë përplasur anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti dhe ai i VV-së Adnan Rrustemi, i cili ka kërkuar që këto zarfe të diasporës të procedohen si të rregullta.

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor. E vendim nuk ka marrë as për mbi 3 mijë vota të ardhura nga Serbia që janë dorëzuar fizikisht dhe jo përmes postës, raporton “Metro”.

Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve në raportimin e tij, tha se janë mbi 3 mijë zarfe nga Serbja që janë dërguar fizikisht në postë.

“Me postë kanë ardhur 15 mijë 795, mbi 3 mijë zarfe nga Serbia, këto zarfe janë dërguar fizikisht në postë. Mbi 4 mijë zarfe kanë arritur pas afatit, gjatë verifikimit kemi vërejtur se janë futur në posta ndërkombëtare dhe mbajnë datat 19, 20”, tha ai.
Anëtari i LVV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, ka kërkuar që këto zarfe të diasporës të procedohen si të rregullta.

“4 mijë e 500 zarfeve nga mërgata që janë pranuar pas afatit, duhet të miratohen si të rregullta në kuptimin e pranimit të tyre. Nuk ka asnjë pengesë që këto të procesohen si të rregullta”, tha ai.

Anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, tha se duhet të respektohet ligji në rastin e këtyre votave.

“Në bazë të ligjit të dyja janë të jashtëligjshme. Ligji e parasheh 24 orë para votimit duhet të jenë ato vota. Votat nga Serbia kanë ardhur në Kosovë totalisht jashtëligjshëm, ligji e përcakton që duhet me postë. Njësia duhet ta zbatojë ligjin. Janë afate dhe është ligj. Votat që vijnë duhet ta kenë vulën e shtetit nga kanë ardhur. Ato vota po shihen që janë të fabrikuara”, tha ai.

Respektim të ligjit ka kërkuar edhe anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi.
“Unë mendoj që ligji e thotë qartë mënyrën dhe procesin si zhvillohet votimi nga diaspora, kur vijnë votat. Unë kërkoj nga njësia përkatëse që të respektohet vetëm ligji dhe edhe ne edhe njësia do të dalim mirë. Kërkojë që votat që vijnë nga Finlanda të mos hapen pa qenë prokuroria për shkak të një video që është publikuar”, tha ai.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së tha se në të dyja rastet pret që të respektohet ligji.

“Unë pres nga njësia që të zbatohet ligji”, tha ajo.

Ndërkohë, Burim Ahmetaj nga QNR ka thënë se është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve. Deri në ditën e djeshme kanë përfunduar 95 vendvotime, nga 314 sa janë paraparë të rinumërohen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago