Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në seancë ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Besa Ismajli e cila e pyeti Osmanin përse po qeshni në seancë.
Osmani ka thënë se kritikat e saj i merr si komplimente, transmeton IndeksOnline.
“Si një grua në politkë që karrierën e ka filluar shumë e re, është e pamundur për mua mos të dal dhe mos t’i përgjgjësha zonjës Ismajli. Unë sot kritikat e juaja i marrë vërteët si komplimet e në aspsketin personal nuk do t’i përgjigjesha por do ju përgjigjem sesa dhjetra vajza të vogla po na shikojnë dhe për mësim që në Kuvend të mos pranojmë një kulturë me iu tregu se kur duhet të flasin, gratë kanë më fol kur të dojnë e kanë me kesh kur të dojnë.
Kur folët ju për një diçka të tillë më parë që po ju pengon tani buzëqeshja ime, me pas ngrit zërin besoj e kishin fitë të gjithë.
E kam detyrë njerëzove që një kulturë e tillë të mos lejoj të instalohet në Kuvend”, tha ajo.