Mbështetësit e Erdoganit në Prizren e përkrahin sulmin në Siri, por ka edhe të tillë që e kritikojnë, raporton T7
Më 9 tetor presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, urdhëroi një sulm ushtarak në verilindje të Sirisë, kundër kurdëve.
Sipas Erdoganit, këto sulme synojnë të krijojnë një “zonë të sigurt” dhe të shënjestrojë militantët kurdë, bashkë me grupin ekstremist, Shteti Islamik (ISIS).
Por, ndaj këtij aksioni ushtarak pati reagime të ashpra nga e gjithë bota.
Madje presidenti amerikan, Donald Trump, ia dërgoi një letër thuajse kërcënuese homologut turk.