BREAKING NEWS

“Siç vdiq shoku i qelisë së Astritit, ka vdekur edhe hetuesi i rastit të djalit tjetër, Arbnorit”

Xhemile Dehari, nëna e dy aktivistëve të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbnor e Astrit Deharit, është shprehur me habi për dy vdekje të tjera, që ndërlidhen me hetimin e rasteve të vdekjeve të dy djemve të saj.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Xhemile Dehari deklaroi se është për t’u çuditur se si disa kohë pas vdekjes së djalit të madh të saj, Arbnorit, kishte ndërruar jetë hetuesi i parë i këtij rasti.

“Është shumë për t’u çuditur se hetuesi i parë i rastit të djalit tonë të madh, Arbnorit, vdiq, ndërkaq edhe Astritit i vdiq shoku i vetëm i burgut. Për çka po ndodhin këto gjëra”, ka thënë ajo.

Nëna e Astrit e Arbnor Deharit ka folur edhe për mos transparencën e institucioneve lidhur me rastet e djemve të saj. Ka kritikuar Prokurorinë e Ministrinë e Drejtësisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago