KRYESORE

Përplasje në Bundestagun gjerman për Kosovën: Disa deputetë kundër e disa PRO shkëmbimit të territoreve

Të mërkurën Bundestagu debatoi për zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it, ku doli në pah edhe njëherë se si e shohin deputetët gjermanë zgjidhjen e konfliktit politik Serbi-Kosovë.

Zakonisht në këtë periudhë deputetët gjermanë vendosin me shumicë votash zgjatjen e angazhimit të ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë. Një vendim që kërkon formalisht miratimin e Bundestagut. Dhe gjithmonë debatohet dy herë, njëherë kur kërkesa e qeverisë gjermane u shtrohet ligjvënësve, dhe më pas, kur miratohet. Dhe deputetët gjermanë që merren me Ballkanin Perëndimor nuk e humbin rastin të kujtojnë edhe njëherë qëndrimet e tyre ndaj Luftës së Kosovës, legjitimitetit të misionit të Bundeswehr-it dhe problemeve aktuale të vendit.

Të mërkurën ishte debati i parë, prej të cilit u bë e qartë edhe se përveç dy partive ideologjikisht të skajshme, E majta, dhe Alternativa për Gjermaninë, katër partitë e qendrës: dy partitë e koalicionit, Unioni Kristian-Demokrat/ Unioni Kristian-Social (CDU / CSU) dhe Partia Socialdemokrate (SPD), si edhe liberalët (FDP) dhe Të Gjelbrit (Grüne).do te votojne pro zgjatjes se mandatit.

Pikërisht këto katër parti e refuzojnë kategorikisht edhe këmbimin territorial si zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, siç doli në pah nga deklaratat e folësve të tyre.

Maas: Të largohemi nga zgjidhjet me ndryshim kufijsh

Qeveria gjermane planifikon të vërë në dispozicion deri në 400 ushtarë të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it. Siç bëri të ditur ministri i jashtëm, Heiko Maas, aktualisht veprojnë në Kosovë 70 ushtarë të Bundeswehrit. Ministri socialdemokrat e përshkroi gjendjen e sigurisë relativisht të qëndrueshme, por tha se në aspektin politik marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar, dhe premtoi angazhimin e mëtejmë të Gjermanisë për vazhdimin e dialogut,e dhe në kuadër të presidencës gjermane të BE-së, që fillon më 1 korrik. Maas shfrytëzoi rastin ta hidhte poshtë idenë për këmbimin e territoreve:

“Qëllimi është që të largohemi nga zgjidhjet me kufij, të cilat janë parashtruar në tryezë jo vetëm nga palët, por edhe nga të tjerë, që duan të ushtrojnë ndikim atje. Por kjo do të arrinte vetëm një gjoja-përparim, nëse do të quhej përparim, duke pasur parasysh gjendjen e atjeshme. Lojëra me ide të tilla vetëm sa e shtyjnë zgjidhjen për problemet komplekse dhe nuk çojnë askund vetëm se në një rrugë qorre.”

E Majta dhe AFD për ndryshim kufijsh

Anton Friesen, nga AfD-ja, ashtu siç edhe pritej, e hodhi poshtë arsyetimin për angazhimin e Bundeswehrit, në Kosovë, i cili sipas tij, qysh në vitin 1999 filloi me një gënjeshtër. „Operacioni Patkoi nuk ka ekzistuar kurrë”, tha deputeti i partisë së djathtë populiste, Friesen duke shtuar se përralla vazhdon edhe në ditët e sotme.

„Përrallën e një Kosove shumetnike paqësore nuk e besojnë as ata që e shpërndajnë këtu”, tha Friesen.

„Në vend që të vazhdohet me këto gënjeshtra të përjetshme, qeveria gjermane do të bënte mirë të angazhohej për një këmbim territoresh, në mënyrë që serbët në Kosovën e Veriut të mbrohen në kuadër të shtetit të tyre, dhe zonat shqiptare të prirura për destabilizim në jug të Serbisë, të stabilizohen duke u bashkuar me territorin e Kosovës”.

Alexander Neu, nga partia E Majta, megjithëse ideologjikisht diametralisht kundër AFD-së nacionaliste, argumentoi më afër në linjën e ekstremistëve të djathtë: Neu u shpreh pro këmbimit të territoreve duke dhene si argument se ideja mbështetet nga dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiç dhe Rusia, dhe disa zera ne BE.

“Kush është kundër? Qeveria gjermane! Sepse kembimi i territoreve mund të sjellë destabilizime në Evropën Juglindore”, tha Neu, duke e quajtur Kosovën për këtë shkak „një koloni gjermane”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago