Burime për Report Tv bëjnë me dije se grupi Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë që përbëhet nga 9 deputetë ka shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare dhe ka vendosur Myslim Murrizin në vendin e saj. Vendimi është shoqëruar me debate të forta brenda grupit dy ditë më parë.
Arsyeja e shkarkimit sipas deputetëve është mostransparenca për grupin lidhur me atë që po ndodh në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.
Vendimi pritet që të zyrtarizohet në minutat në vijim me një deklaratë në Kuvend. Kjo nuk është hera e parë që Hajdari tentohet që të shkarkohet nga posti, pasi disa muaj më parë ishte Korab Lita që pretendoi se ka besimin e deputetëve për të drejtuar grupin.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…