Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvend ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas kërkesës së kreut të partisë demokratike Sali Berisha për të mbajtur fjalën për procedurë.
Berisha e më tek deputetët demokratë, Flamur Noka, gazment Bardhi dhe të tjerë bllokuan foltoren e Kuvendit, nga ku Berisha vijonte të fliste më gjithë kërkesën e vazhdueshme të drejtuesit të seancës, Vasil Llajo.
“Profesor doktor Sali Berisha, si mjek i respektueshëm në gjithë vendin ju lutem të respektojmë rregulloren, doktor Flamur Noka jemi kolegë bashkë”, iu drejtua Llajo deputetëve të PD.
Mes debatesh u votua vetëm me votat e mazhorancës komisioni për verifikimin e mandateve ndërsa seanca e radhës u vendos për sot në orë 17:00.
6 anëtarët e komisionit te verifikimit të mandateve të propozuar nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla janë: Milva Ekonomi, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi, Elton Korreshi dhe Arkend Balla.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…