Prokurorja speciale, Drita Hajdari dhe kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti kanë pasur diskutim të tensionuar.
Hajdari ka konsideruar se dëshmia e Hoxhës është ‘kurrgjë hiç’.
Me tone të larta ka hedhur akuza ndaj trupit gjykues se nuk po i trajton palët në mënyrë të barabartë ( v.j prokuroren dhe të akuzuarit), raporton Koha Ditore.
Ajo ka thënë se një orë është dëgjuar dëshmitari duke folur për procedura.
“Po na e shpjegon ligjin”, ka thënë ajo.
Sipas Hajdarit në emër të ‘ekonomizimit të kohës në gjykim’ kjo gjykatë i ka konstatuar të gjitha provat e lexuara ndërsa tani po dëgjohet një dëshmitar i tillë.
Kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti ka thënë se është e drejta e të akuzuarve se kë e propozojnë dëshmitarë ndërsa është çështje tjetër se a e konsideron të rëndësishëm trupi gjykues këtë dëshmi.
Hoti me tone të larta të zërit ia ka ndërprerë disa herë fjalën Hajdarit.
“Ulu, ulu”, i është drejtuar asaj.
E ka rikujtuar që ajo vetë ka vendosur të mos propozojë dëshmitarë por ua ka sjellë si provë Ligjin për Ndërmarrje Publike.
“Ligji nuk është provë”, ka thënë anëtari i trupit gjykues, gjyqtari Beqir Kalludra.