BOTA

Përplasje SHBA-Iran në Hormuz, rikthehet lufta, Trump: Ju shfarosim nëse sulmoni anijet amerikane

Irani goditi një sërë anijesh në Ngushticën e Hormuzit të hënën dhe i vuri zjarrin një porti të rëndësishëm të naftës në Emiratet e Bashkuara arabe, teksa përpjekja e presidentit amerikan për të zhbllokuar lundrimin në Hormuz nxiti përshkallëzimin më të madh që prej shpalljes së armëpushimit 4 javë më herët, shkruan A2CNN.

Trump shpalli në rrjete sociale një mision të ri të quajtur “Project Freedom”, me synimin për të shoqëruar anijet që kishin mbetur të bllokuara në ngushticë dhe për të hapur një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.

Por ky veprim u shoqërua me një reagim të fortë nga Irani, i cili prej kohësh ka paralajmëruar se do të përgjigjej ndaj çdo përshkallëzimi me sulme ndaj vendeve fqinje. Ushtria amerikane tha se dy anije tregtare amerikane e kaluan ngushticën, por nuk saktësoi kohën. Irani e mohoi këtë pretendim. Komandanti i forcave te SHBA në rajon deklaroi se flota e tij kishte shkatërruar gjashtë varka të vogla iraniane, gjë që Irani gjithashtu e përgënjeshtroi.

Ndërkohë autoritet ne Teheran publikuan një hartë ku pretendonin se kishin zgjeruar zonën detare nën kontrollin e tyre. Kjo zonë shtrihej shumë më tej se ngushtica, duke përfshirë edhe pjesë të mëdha të ujërave ndërkombëtare, madje edhe në pjesë të bregdetit të Emirateve të Bashkuara Arabe në të dy anët e ngushticës. Koreja e Jugut raportoi se një nga anijet e saj tregtare u godit nga një shpërthim dhe mori flakë brenda ngushticës.

Agjencia britanike e sigurisë detare UKMTO tha se dy anije u qëlluan pranë bregdetit të Emirateve të Bashkuara Arabe ndërkohë kompania energjetike e Emirateve ADNOC deklaroi se një nga cisternat e saj bosh u godit nga dronë iranianë ndërsa po përpiqej të kalonte ngushticën.

Pas raportimeve për sulme me dronë dhe raketa brenda territorit të Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë gjithë ditës, përfshirë një sulm që shkaktoi zjarr në një port të rëndësishëm nafte, Emiratet thanë se sulmet iraniane përbënin një përshkallëzim serioz dhe se ata kishin të drejtën për të reaguar. Për Fox News, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se Irani do të fshihej nga faqja e dheut nëse do të sulmojë anijet amerikane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago