Policia e Shtetit ka nisur arrestimet e demokratëve që protestonin në selinë e PD dhe i kërkonin Lulzim Bashës të dorëzonte selinë.
Trupat speciale të policisë ndërhynë pak minuta pasi nga Lulzim Basha u kërkua ndërhyrja e policisë për të shmangur gjakderdhjen.
Policia përdori ujin me presion dhe gazin lotsjellës, njëlloj sikundër u hodh nga mbështetës të Lulzim Bashës, ndaj demokratëve protestues.
Nuk dihet nëse policia do të ushtroj kontroll në selinë e PD, për të identifikuar personat e maskuar që kanë përdorur gaz ndaj demokratëve.
Gazlotsjellës konsiderohet një lëndë, e cila përdoret vetëm nga strukturat e specilizuara, Forcat e Armatosura dhe Policia. Përsa kohë zyrtarisht Policia e Shtetit ka deklaruar se nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka angazhuar persona të saj brenda selisë së PD. Atëherë pyetja që lind është: kush janë personat që kanë hedhur gazin, si është siguruar kjo sasi gazi dhe kush e ka autorizuar përdorimin e tij.