BREAKING NEWS

Përsëri përleshje në afërsi të “Duplex”, një person theret me thikë, dyshohet edhe për të shtëna me armë zjarri

Në orët e para të mëngjesit të së martës, në afërsi të klubit të natës “Duplex” po dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Po ashtu, janë përdorur edhe mjetet e ftohta, ku si pasojë, një person ka marrë lëndime.

Festimet për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nuk kanë kaluar pa incidente.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, në parkingun e klubit të natës “Duplex” në Prishtinë ka ndodhur një tentimvrasje.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se policia është në kërkim të tre personave të dyshuar për këtë rast.

“Sot rreth orës 02:00, në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Rinia”, ku pas një zënke (ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë), në mes të disa personave, lëndime nga arma e ftohtë (thike) ka pësuar viktima R. A. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, ka treguar Ahmeti.

Kujtojmë se në nëntorin e vitit 2019 në dalje të klubit të natës “Duplex” kishte ndodhur një tjetër zënkë, ku si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, katër persona ishin plagosur.

Të dyshuarit kryesorë të këtij rasti janë ende në arrati.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Shqiptari në Greqi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, do t’i jepet nënshtetësia greke

Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të…

10 minuta ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do t’i heqim lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Katz, paralajmëroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)…

3 orë ago

Berisha krah Izraelit, thotë se “diktatura e Ajatollahëve” po shkon drejt fundit të merituar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë publikisht hapur në mbështetje të Izraelit dhe…

4 orë ago

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani sulmon SHBA-në, ne do të përgjigjemi në nivele të papara!

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen pa precedent me shkëmbime goditjesh dhe goditjesh brenda…

4 orë ago

Irani vret 10 persona në Izrael, Trump dhe IDF kërcënojnë “hakmarrje” të ashpër

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të diel…

4 orë ago

Irani nis sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Irani ka nisur një sulm të ri me raketa balistike ndaj Izraelit. Izraeli u dha…

16 orë ago