Aleanca e Atlantikut të Veriut ka ngritur alarmin e pranisë së trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë. 32 vendet anëtare të NATO-s thanë në një deklaratë të përbashkët se vendosja e trupave të Koresë së Veriut është një “zgjerim i rrezikshëm” i mbështetjes së vendit për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Anëtarët e aleancës ushtarake paralajmëruan se “thellimi i bashkëpunimit ushtarak” midis Rusisë dhe Koresë së Veriut “ndikon thellë sigurinë euro-atlantike, me implikime edhe për Indo-Paqësorin”. Australia, Japonia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Ukraina gjithashtu mbështetën deklaratën e NATO-s.
Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe se njësitë ushtarake të Koresë së Veriut janë vendosur në rajonin e Kurskut. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha të enjten pas një takimi me Rutte se “është e nevojshme një përgjigje më vendimtare nga vendet perëndimore ndaj rolit të ri të Koresë së Veriut në luftën Rusi-Ukrainë”.
Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin është gati të diskutojë çështjen e Ukrainës me Donald Trump, por kjo nuk do të thotë se ai është i gatshëm të ndryshojë kërkesat e Moskës, paralajmëroi Kremlini. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se “Presidenti nuk ka thënë kurrë se qëllimet e operacionit special ushtarak po ndryshojnë. Përkundrazi, ai ka thënë vazhdimisht se ato mbeten të njëjta”, tha Peskov.
Putini më 14 qershor përcaktoi kushtet e tij për t’i dhënë fund luftës: Ukrainës do t’i duhet të heqë ambiciet e saj në NATO dhe të tërheqë të gjitha trupat e saj nga i gjithë territori i katër rajoneve të pretenduara nga Rusia. Ukraina e hodhi poshtë këtë, duke thënë se do të ishte e barabartë me kapitullimin dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka paraqitur një “plan fitoreje” që përfshin kërkesat për mbështetje shtesë ushtarake nga Perëndimi.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…