KRYESORE

Përshkallëzim tensionesh? Kina dhe Rusia dërgojnë avionët mbi Detin e Japonisë

Ushtritë e Kinës dhe Rusisë kanë organizuar dhe kryer patrullimin e nëntë të përbashkët ajror në “hapësirën relevante ajrore” mbi Detin e Japonisë, tha transmetuesi shtetëror kinez, CCTV.

Patrullimi ajror ishte pjesë e një plani për bashkëpunim vjetor mes këtyre dy vendeve prej vitit 2019.

CCTV raportoi se patrullimi ajror ka për qëllim testimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale dhe stërvitore të forcave ajrore të këtyre vendeve.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se i ngriti avionët e vet luftarakë pasi 11 avionë luftarakë kinezë dhe rusë u futën në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të vendit (ADIZ). Avionët qëndruan për rreth katër orë, para se të largoheshin pa shkaktuar ndonjë incident.

Koreja e Jugut ka protestuar ndaj Kinës dhe Rusisë pasi ato e kryen patrullimin ajror pa njoftuar paraprakisht.

Vendet kërkojnë që çdo avioni i huaj luftarak që futet në zonën e tyre ADIZ të identifikohet për arsye sigurie.

Megjithatë, këto zona nuk cilësohen si hapësira ajrore të një shteti sovran dhe shpesh shtrihen në zona të ADIZ-ve të vendeve të tjera.

Në korrik, Kina dhe Rusia kryen një patrullim të përbashkët ajror duke përdorur bombardues strategjikë që mund të pajisen me armë bërthamore në afërsi të shtetit amerikan, Alaska, në Paqësorin Verior dhe Arktik, duke i nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë t’i dërgojnë avionët e tyre luftarakë në hapësirën e vet ajrore./ REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

38 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago