Shkolla fillore ‘Tre dëshmorët e shkollës shqipe’ në fshatin Uçë të Istogut ka qenë cak i keqbërësve ditët e fundit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se shkolla që qëndron e mbyllur si shkak i mungesës së nxënësve, është sulmuar nga persona ende të panjohur, të cilët kanë shkaktuar dëme materiale.
Përgjegjësi i shkollës ka deklaruar në Polici se ka vërejtur se xhami i derës së hyrjes së shkollës është thyer dhe hapësirat e brendshme të shkollës është demoluar.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…