Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton qytetarët për vendimin e Qeverisë në detyrë për hapjen e disa pikave kufitare.
QKMK bën me dije gjithashtu edhe rregullat të cilat duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit.
Sipas njoftimit, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID-19.
Të njëjtit duhet të posedojnë rezultate negative për testin Covid-19 RT PCR, jo më i vjetër se katër ditë, dhe pastaj nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit, përndryshe sipas njoftimit ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.