BOTA

Personi që përdhosi Kuranin vritet me gurë nga turma e njerëzve në Pakistan

Një burrë në Pakistan u vra me gurë nga një turmë e zemëruar pasi dyshohet se kishte përdhosur Kuranin në një fshat në Pakistanin lindor, ka thënë Policia.

Ngjarja ndodhi në fshatin Jungle Dera të rrethit Khanewal ku vendasit u mblodhën pas njoftimit se një burrë, i identifikuar me emrin Mushtaq Ahmed, kishte grisur disa faqe të librit të shenjtë dhe i kishte vënë flakën, raportoi gazeta Dawn.

Turma e tërbuar qëlloi me gurë ndaj tij derisa ai u gjakos për vdekje, me botimin që citonte një dëshmitar okular të thoshte se policia mbërriti në vend para linçimit të tij dhe e kishte arrestuar.

Mirëpo, turma e njerëzve e ka rrëmbyer atë nga paraburgimi i policisë. Sipas raportimeve, turma e vari pas linçimit. Incidenti tërhoqi dënimin e gjerë nga udhëheqësit më të lartë të vendit, përfshirë kryeministrin Imran Khan.

Mian Mohammad Ramzan, kujdestari i xhamisë i tha AP-së se ai pa tym brenda xhamisë dhe nxitoi kur gjeti një Kuran që digjej dhe një burrë që përpiqej të digjte një tjetër. Ai shtoi se njerëzit filluan të mbërrinin për lutje kur ai po i bërtiste burrit duke i kërkuar të ndalonte.

Policia i tha agjencisë së lajmeve se ata po shikojnë pamjet e kamerave CCTV në zonë për të identifikuar sulmuesit.

Blasfemia është një vepër e dënueshme në Pakistan me dënime që variojnë nga gjoba deri në vdekje. Disa grupe të të drejtave kanë pohuar se akuzat për blasfemi përdoren shpesh për të frikësuar pakicat fetare dhe për të zgjidhur llogaritë personale dhe për këtë arsye, duhet të hiqen si shkelje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago