Pas shfaqjes së virusit COVID-19 edhe në Kosovë biznese të shumta kanë vazhduar me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore në veçanti të miellit, përveç kësaj tani kanë filluar edhe mashtrime rreth sasisë.
Në adresën e Insajderit kanë arritur dy fotografi të dy kompanive të miellit, bëhet fjalë për kompaninë “Qali” në Banullë të Lipjanit dhe “Jehona” në Bablak të Ferizajt.
Qytetarët përveç se janë ankuar se kanë blerë nga 10 euro 25 kilogram miell e që para shfaqjes së virusit ka kushtuar 8-9 euro, ata kësaj radhe patën edhe një ankesë tjetër.
Ndonëse në ambalazhin e kompanisë “Qali” nga Lipjani shkruar miell 25 kg, kur është matur ka dalë që mungojnë më shumë se një kilogram, pra 23,90 kg, ndërsa kompania “Jehona” miellin 25 kg, po e shet 70 gr më pak, pra 24.30kg.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…