Veton Surroi, ka vlerësuar se presidenti i vendit Hashim Thaçi ka tejkaluar mandatin kushtetues me letrën që i ka nisur sot kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për t’ia kërkuar mandatarin për Qeverinë e re.
Surroi, në një postim në Facebook, ka nxjerrë pesë pika nga kjo letër, që sipas tij, nuk përkojnë me mandatin e të parit të vendit.
Letra e plotë e Veton Surroit:
Ja pesë gjëra nga letra e Hashim Thaçit dërguar Albin Kurtit që tejkalojnë mandatin e tij kushtetues
1. H. Th. Mandati kushtetues më “obligon të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve të R.K, përfshirë edhe sigurimin e emërimit të kandidatit /es për Kryeministër”.
• “Sigurimi i emërimit” është veprim i cili përfundon me letrën që i dërgohet fituesit të zgjedhjeve, sipas procedurave kushtetuese. Më shumë se kaq, pra edhe letra e dytë nuk përputhet me mandatin e Presidentit . Ai nuk ka rol ndërsyes në “sigurimin e emërimit .
2. H.Th. ”Qytetarët… dhe partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës me të drejtë presin funksionalizimin e Qeverisë së re”
• Presidenti i vendit nuk ka mandat kushtetues të jetë interpretues i pritjeve të qytetarëve. Për më tepër ,pritjet e qytetarëve nuk janë monolite, janë të shumënduarshme; kështu është në demokraci.
3. H. Th. Mandati për kryeministër të ri duhet ngase situata me COVID-19 kërkon “qeveri efikase,efektive dhe me mandat të plotë kushtetues”.
• Qeveria në detyrë është efikase, efektive dhe me mandat të plotë kushtetues. Presidenti mund të mendojë ndryshe, por Kushtetuta nuk e autorizon imponimin e mendimit të tij.
4. H. Th. “…duhet ta keni në konsideratë se nëse ju nuk e propozoni kandidatin për kryeministër, atëherë veprimet tuaja mund të reflektojnë edhe hezitim në marrjen e mandatit, respektivisht refuzimin e marrjes së mandatit”
• Presidenti nuk ka kompetenca kushtetuese semiotike, pra nuk është interpretues i simboleve dhe kuptimeve të ndryshme që mund të ketë një fjalë, një tekst apo mungesa e një fjale e në një teksti. Ky interpretim zakonisht bëhet në autokraci e diktatura;në to dënohen njerëzit sepse pushteti i jep të drejtën vetes të interpretojë se çka ka dashur të thotë folësi a shkruesi.
5. H. Th. “Unë ju siguroj se brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të propozoj kandidatin/en për Kryeministër”
• Nuk ekziston kategori kushtetuese e përcaktuar si “periudhë e arsyeshme kohore”. Çka është e arsyeshme për Presidentin mund të jetë e paarsyeshme për këdo tjetër, dhe anasjelltas. Dhe nuk ekziston “urgjencë për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet”. Tashmë ekziston një Qeveri në detyrë me legjitimitet të plotë.
Të pesë pikat janë pjesë të veprimeve të qëndrueshme të H. Thaçit. Kjo letër është përgatitje alibie për veprimin e ardhshëm. E ,veprimi i ardhshëm mund të jetë fare lehtë shkelja e procedurave kushtetuese për emrin e mandatarit të Qeverisë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…