19, August, 2022, Belgrade - Director of the Office for Kosovo and Metohija, Petar Petkovic, held a media conference in the Press Room of the Government of the Republic of Serbia. Petar Petkovic. Photo: Amir Hamzagic/ATAImages 19, avgust, 2022, Beograd - Direktor Kancelarije za Kosovo i Metohiju Petar Petkovic odrzao je konferenciju za medije u pres sali Vlade Republike Srbije. Photo: Amir Hamzagic/ATAImages
I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq njoftoi pas takimit trilateral në nivel kryenegociatorësh se është arritur pajtim për deklaratën e përbashkët rreth Personave të Pagjetur, shkruan Insajderi.
Deklarata është përcaktuar dhe se ajo do të miratohet në Nivelit e Lartë, përkatësisht mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregoi ai.
Një gjë që Serbia e ka shmangur, siç tregon ai, është termi “të zhdukurit me dhunë”, formulim ky i cili ka qenë më e patejkalueshmi në procesin e dialogut.,
“Kjo është e rëndësishme për shkak të familjeve të të gjithë atyre që janë ende të zhdukur. Do të shtoja vetëm se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha kushtet, dhe se nuk e kemi pranuar termin ‘zhdukje me dhunë’, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e shtetit të Serbisë”, thotë Petkoviq.
Kujtojmë se në një konferencë për media, të mbajtur më 20 korrik të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thoshte se Beogradi zyrtar këmbëngul që të zhdukurit në luftë të quhen vetëm “persona të zhdukur” dhe se ai nuk pajtohet me këtë term.
“Beogradi zyrtar insiston të quhen vetëm persona të pagjetur, ne insistojmë të theksohet se kjo është bërë me forcë, është bërë me dhunë. Sepse ata nuk janë persona të pagjetur si shkak i fatkeqësive natyrore, por ne kemi familjarë që e dinë se personi i caktuar i uniformuar ose jo ua mori djalin ose vajzën. Pra, bëhet fjalë për rrëmbime, të cilët janë bërë me dhunë. Insistimi ynë është që të theksohet edhe kjo”, thoshte Kurti.
Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, vazhdojnë të jenë edhe 1,639 persona, kryesisht shqiptarë.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…