Petrit Selimi shkruan diçka për vendet e punës në Gjermani, ambasadori gjerman i jep një përgjigje epike

Petrit Selimi, Koordinator Nacional për Sfidat e Mijëvjeçarit ka marrë sot një përgjigje epike nga ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Selimi ka shkruar në Twitter, rrjet social ku ai është shumë aktiv, për kërkesat e mëdha të Gjermanisë për punëtorë. Ka ofruar madje edhe statistika, shkruan Reporteri.

“Përmbledhje: Gjermania do të rrisë edhe më shumë numrin e lejeve të punës për Ballkanin. 56% e kompanive gjermane ankohen për mungesë të stafit. 100,000 banorë largohen nga Ballkani Perëndimor çdo vit”, ka shkruar Selimi, teksa kësaj ia ka bashkangjitur edhe një artikull të Al Jazeera që fliste për këtë.
Nuk ka vonuar përgjigja epike e ambasadorit gjerman.

“Gjithmonë e shkëlqyeshme të mësoj për vendin tim. Unë nuk i kam këto informacione. Por me siguri ju keni burime më të mira për Gjermaninë sesa unë”, ka shkruar Heldt.
Selimi nuk ka hezituar t’i kthëjë përgjigjë ambasadorit gjerman, duke i thënë se ai nuk i ka shpikur nga vetja këto.

“Unë thjesht po bëj një rikapitulim të një artikulli të @AJBalkans, i cili është bashkangjitur në cicërimen time, i dashur Ambasador”, ka shkruar Selimi.