POLITIKE

Ish-ambasadori Bashkurti: Kosova ka të drejtë që nuk i bashkohet Mini-Shengenit Ballkanik

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Hungari, Lisen Bashkurti, ka folur për Mini-Schengenin Ballkanik si dhe për mungesën e formimit të qeverisë së Kosovës.

Në një bisedë për top-channel, Bashkurti tha se problemi kryesor i kësaj iniciative është mos-pjesëmarrja e Kosovës në të.

“Jo të gjithë vendet e Ballkanit e kanë përqafuar këtë iniciativë, Kosova për shembull që është problemi kryesor por edhe shqetësimi më i madh i kësaj polemike që është krijuar në mjediset dhe hapësirat shqiptare, është pikërisht zelli i madh i Tiranës për t’ju ofruar kësaj nisme dhe për ta lançuar atë”, ka thënë Bashkurti.

Ai thotë se Kosova ka të drejtë që nuk i bashkohet kësaj nisme. “Kosova ka disa paqartësi shumë të mëdha dhe janë të arsyeshme për faktin se Kosova nuk mund t’i bashkohet një hapësire me liberalizim të plotë me lëvizje të njerëzve, shërbim dhe kapitaleve për sa kohë kjo nismë synon me heq kufijtë e brendshëm. Thelbi i kësaj nisme është të heq kufijtë e brendshëm dhe ngelen vetëm kufijtë e jashtëm të Ballkanit perëndimor. Kosova është përballë problemit të njohjes së kufijve, nuk mund të heqë atë që nuk është njohur ende. Jo vetëm kaq por Kosova ka probleme me kufirin lindor lidhur me Serbinë. Serbia ka qasje krejt kontroverse me pretendimet territoriale. Ne i dimë iniciativat që u lançuan sidomos dy vitet e fundit për shkëmbime territoriale”, tha Bashkurti.

Ai thotë se logjikisht, një nismë e tillë do t’i krijonte disa sfida serioze Kosovës.

“Së pari do ta bënte nul çështjen e kufirit të Kosovës. Së dyti, Kosova ka aspekte tjera të marrëdhënieve me Serbinë që i ka të pastabilizuara dhe nuk mund të avancojë më tutje nëse nuk shkon hap-pas-hapi, që është procesi i njohjes reciproke midis shteteve. Tirana nuk është sjellë në mënyrë të pjekur. Tirana është dashur ta konsultojë deri në detaje nismën me Kosovën sepse aty është ‘thembra e Akilit’, aty është pjesa më e vështirë në bashkëpunimin rajonal”, u shpreh ai.

Sipas tij, nga kjo nismë do të humbin edhe Kosova edhe Shqipëria, “dhe do të humbë edhe vetë nisma, sepse një nismë e tillë pa Kosovën nuk ka shans për sukses”.

Ndërkaq, ai foli edhe për formimin e Qeverisë së Kosovë, duke thënë se “në qoftë se palët nuk arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje, të dy palët injorojnë vullnetin e popullit dhe qytetarëve të Kosovës”.

“Vullneti i qytetarëve ka qenë i tillë që ka votuar dy forcat kryesore për bashkëqeverisje”, deklaroi Bashkurti.

Lisen Bashkurti ka qenë ambasador i Republikës së Shqipërisë në Hungari, pranë Këshillit të Evropës në Bruksel dhe më pas përfaqësues i Shqipërisë në OKB. Ka qenë drejtor i Analizë-Prognozës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ka hulumtuar në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ka shkruar “Historinë e Diplomacisë” në dy vëllime. Aktualisht është President i Akademisë Diplomatike Shqiptare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

2 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

17 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago