SAR02-20010307-SARAJEVO, BOSNIA AND HERCEGOVINA: International High Representative to Bosnia and Hercegovina, Ambassador Wolfgang Petritsch, gestures during a press conference on Wednesday, 07 March 2001, in Sarajevo. The Croat member of Bosnia's tripartite presidency Ante Jelavic was dismissed Wednesday by the international community's top mediator Petritsch in Bosnia or backing Bosnian Croat autonomy. EPA PHOTO EPA/ELVIS BARUKCIC
Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, austriaku Wolfgang Petritsch, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka fyer Bashkimin Evropian. Sipas diplomatit austriak, vizita e Mirosllav Lajçakut në Kosovë konfirmon vendosmërinë e Brukselit që dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit të rinovohet.
Petritsch ka thënë se porosia e Thaçit se nuk dëshiron të takohet me diplomatin sllovak është fyerje ndaj BE-së.
Petritsch ka dhënë një intervistë për sajtin në gjuhën serbe, “kosovo-online.com”. Pyetja e parë e gazetarit të “kosovo-online.com” ishte: “Hashim Thaçi ka thënë se nuk dëshiron që të takohet me Lajçakun dhe se nuk dëshiron të jetë pjesë e dialogut që e udhëheq përfaqësuesi i posaçëm i BE-së. Ju si shikoni në këtë?”
“Kjo është fyerje për BE-në. Lajçakun e kanë konfirmuar të gjitha qeveritë e BE-së. Por jam i bindur që Thaçi do të ndryshojë mendimin e tij, pasi Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse e Evropës dhe nuk do të jetë në gjendje që në periudhë afatgjatë t’iu bashkohet SHBA-së dhe Rusisë. Lajçak e përfaqëson BE-në dhe BE-ja do të duhej të ishte synimi i të gjithëve në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Petritsch.
Sipas tij SHBA-ja është në krizë të rëndë politike, por Uashingtoni mbetet partner i rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve në regjion. Ka theksuar se Richard Grenell ka ndihmuar që gjërat në Kosovë të lëvizin sërish. Sipas Petritschit, duhet të insistohet për zgjedhje evropiane dhe se Lajçak është përgjegjës për këtë.
Petritsch ka thënë se zgjedhjet e nëntorit në SHBA do të kenë ndikim. Ai ka theksuar se edhe Rusia do të ketë rol vendimtar.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…