FOTO&VIDEO

“Picasso i ri”, fëmija që ka më shumë ekspozita se vite mbi supe

Kur të rritem dua të bëhem futbollist”, i përgjigjet Mikail atyre që, gjithmonë e më shumë, e pyesin mbi të ardhmen. Një përgjigje e zakonshme për një 7- vjeçar që sheh në televizor Messin dhe Ronaldon, Mbappe dhe Neuer.

Por kur është portieri i Gjermanisë që të kërkon një autograf dhe jo e kundërta, dhe sa herë që të teket të pikturosh rezultati cilësohet nga ekspertët si vepër arti, jeta ndoshta mund të tingëllojë disi e çuditshme.

Ndoshta për të tjerët, por jo për Mikail Akar, gjermanin e vogël që kritika ndërkombëtare e ka cilësuar si “Picasso i ri”.

Në fakt, gjeniu spanjoll i kubizmit në moshën e tij mund të ëndërronte maksimalisht ndonjë karamele, ndërkohë që Mikail sapo ka përfunduar ekspozitën e tij të gjashtë personale në Berlin, ku të gjitha 20 veprat e tij u shitën, me çmime nga 8 deri në 11 mijë euro secila.

Talenti i tij doli në pah kur Mikail ishte vetëm 4 vjeç. Prindërit, që shisnin fruta e perime në Këln, nuk kishin mundësi për lojëra të shtrenjta, dhe i kishin dhuruar disa bojëra për fëmijë. Rezultati i veprës i mahniti, siç mahniti ata që e panë në Facebook. Ajo vepër u ble për 100 euro nga një sipërmarrës që tashmë është koleksionisti i tij i parë.

Prindërit kanë ndërruar shtëpi dhe punë, dhe ngjyrat e frutave i kanë zëvendësuar me ato në telajon e Mikailit të vogël, duke menaxhuar artistin e ri që ka rreth 40 mijë followers dhe një linjë kapelash me firmën e tij.

Por ata mohojnë që Mikail të këtë presionin më të vogël për të pikturuar. “ Ai pikturon kur t’ i teket, ndonjëherë çdo javë, por qëllon edhe njëherë në muaj”, thotë e ëma. Me çmimet që i shiten veprat e “Picassos së ri”, edhe njëherë në muaj mjafton për shpenzimet e familjes gjermane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago