Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duket se Bashkimin Evropian (BE) e percepton si tavolinë suedeze, zgjedh vetëm biseduesit që i përshtaten, ndërsa kritikët nga ai e njëjta BE i sheh si konspiratorë, tha raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, duke shtuar se kjo nuk është gjë e re, dhe se ai vepron njësoj edhe me rivalët politikë dhe qytetarët e Serbisë.
Në një tekst autorial për të përjavshmen Radar, ai vlerësoi se shoqëria serbe është në trazira të vazhdueshme dhe se takimet e misionit ad hoc në Beograd në fund të janarit “zbuluan një trend” të përshpejtimit të represionit financiar, administrativ dhe fizik kundër atyre që mbështesin lëvizjen studentore, ndërsa sundimi i ligjit është në rënie dhe mediat janë nën presion në rritje, transmeton n1, përcjell KosovaPress.
Picula kujtoi se vendi nuk ka hapur asnjë kapitull të ri për katër vjet, kështu që mund të thuhet se procesi i pranimit zyrtarisht po stagnon.
“Duke pasur parasysh shkallën në të cilën kanë ndryshuar rrethanat gjeopolitike, që politika e zgjerimit është rikthyer si një nga prioritetet e BE-së, që rrethi i vendeve kandidate është zgjeruar dhe që disa vende të tjera po zhvillojnë negociata më shpejt, Serbia në fakt po bën hapa prapa”, deklaroi ai.
Nga të gjitha vendet post-socialiste që u bënë anëtare të BE-së që nga viti 2004, asnjëra prej tyre nuk është përballur me pasojat e kaq shumë vendimeve katastrofike të këqija nga e kaluara e tyre e afërt si Serbia, ka thënë Picula.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…