LAJME

Pikëpyetje për orën që vendosi Papa Leo në paraqitjen e parë

Paraqitja e parë publike e Papës Leo XIV bëri bujë të madhe mediatike.

Së fundi, ka shumë spekulime në internet rreth bizhuterive që mban Papa Leo XIV rreth kyçit të dorës.

Disa spekulojnë se në paraqitjen e parë, Papa Leo mbajti një orë Rolex Submariner në ngjyrë të kuqe qershie me çmim rreth 15 mijë franga zvicerane, shkruan Blick, transmeton Klankosova.tv

Megjithatë, ky version shpejt ra poshtë në internet. Në vend të kësaj, orë zvicerane kryesoi në listë.

Dyshimet fillestare të çojnë te Wenger Swiss Military 7223X – një orë kuarci nga vitet 1990 me një kornizë të kuqe të ndezur, e cila që atëherë është quajtur “Cardinal Red”.

Në forumet e ekspertëve, ora përshkruhet si praktike, e qëndrueshme dhe e përballueshme. Shitësi online Amazon nuk e ka orën në magazinë aktualisht. Më parë shitej atje për rreth 400 franga.

Në të kaluarën, orët e papëve shqyrtoheshin gjithashtu me kujdes. Papa Gjon Pali II është parë disa herë duke mbajtur një orë Rolex me vlerë mbi 10 mijë franga zvicerane.

Papa Françesku zgjodhi një orë të zezë Swatch për pak më pak se 60 franga. Kjo zgjedhje pragmatike e bëri Françeskun të pëlqyeshëm dhe nxori në pah natyrën e tij të thjeshtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

37 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago