Pilotët rusë janë kapur nga forcat ukrainase pasi avioni i tyre u rrëzua në Ukrainë. Në pamje duken burrat e ulur në gjunjë teksa mbajnë duart pas kokës dhe thonë se po ndiqnin urdhrat e Putin.
Në rrjetet sociale janë bërë virale pamjet e pilotit, i cili shfaqet i veshur me jumpsuit portokalli lutet për mëshirë.
Këto pamje vijnë një ditë pasi forcat ajrore ruse humbën deri në tetë avionë luftarakë, ndërsa duket se dhe ushtria po i kthehet kundër Putinit për shkak të luftës në Ukrainë.
Ditën e djeshme, Putin u vu nën presionin e ushtarëve të tij për të ndaluar luftën. Në një konferencë shtypi në Kiev, trupat ruse të kapur dënuan misionin dhe u bënë thirrje bashkëqytetarëve të tyre të dalin kundër luftës.
Andrey Chuvatarevsky, një ushtar që shërbeu për Moskën tha: “Rusët, të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndaluar këtë luftë. As Ukraina dhe as Rusia nuk kanë nevojë për këtë luftë. Vetëm Putinit i duhet kjo luftë”- deklaroi ai.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…