Personi në foto është Thoma Mastora, 69 vjeç, autori i vrasjes së dy të moshuarve në Dropull, 84 vjeçarin Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.
Sipas policisë, në banesë, aty ku ndodhi vrasja, u gjetën 50 milion lekë të vjetra, të cilat nuk u prekën nga autori, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga hetimet e kryera u arrit në konkluzionit se ata janë goditur nga sende të forta dhe prerëse. Në pyetje për këtë rast janë marrë 35 persona.
Gjatë kontrollit të banesës së 69 vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për egzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.