Një kontingjent i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar aktivitetet e planifikuara në kuadër të Operacionit Interflex, për trajnimin e ushtarakëve ukrainas.
Ata atje janë duke e pritur 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, kontingjenti i FSK-së që ka zbarkuar në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon me aktivitetet e planifikuara në kuadër të Operacionit Interflex, për trajnimin e ushtarakëve ukrainas”, thuhet në njoftim.