Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë Rajonale në Pejë, kanë ndërmarrë sot një operacion policor, në vazhdimësi të një rasti që po hetohej muaj më parë që lidhet me shitblerjen e substancave narkotike. Aksioni është zhvilluar sot në disa lokacione, teksa janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Antidroga ka zbarkuar në Pejë dhe Istog, ku u kontrolluan dy lokacione, me ç’rast janë sekuestruar një sasi e drogës, para të gatshme dhe armë e municion.
Siç mëson Sinjali, Policia ka arritur t’i kap dy personat e dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me veprën për të cilën ngarkohen.
Në bazë të informacioneve të pra, te njëri prej tyre është gjetur kokainë, qindra euro, armë e dhjetëra fishekë. Ndërsa të i dyshuari tjetër, pas bastisjes janë gjetur disa pajisje për matjen e narkotikëve, si dhe municion.
Provat që janë gjetur në lokacionet e kontrolluara janë sekuestruar, ndërsa ndaj njërit prej të dyshuarve Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim policor, teksa tjetri do të hetohet në procedurë të rregullt.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…