LAJME

Plaçkitja e vilës së Roberto Baggio, ja pse grabitësit nuk vodhën Topin e Artë, fanellat dhe trofetë sportive të futbollistit

Shtëpia e futbollistit italian Roberto Baggio u grabit nga persona të armatosur gjatë kohës që po luhej ndeshja Itali-Spanjë (20 qershor). Vetë futbollisti u përlesh me njërin prej grabitësve ndërsa arritën të marrin para, bizhuteri dhe sende me vlerë.

Mediat italiane kanë evidentuar një detaj jo pak me rëndësi në grabitjen e shtëpisë së futbollistit në Altavilla Vicentina, dhe që nuk u ka shpëtuar fansave të shumtë të ish-fituesit të Topit të Artë.

Pse grabitësit nuk morën Topin e Artë?!

Në fakt, trofeu i Topit të Artë, simboli i sezonit më të mirë të Baggio-s, ai i vitit 1993, nuk ndodhej në vilë. Me sa duket, sipas burimeve hetimore, Topi i Artë ruhet në kasafortën e një banke të besuar dhe pikërisht për këtë, banditët nuk kanë mundur ta marrin atë, ndërsa kanë shkatërruar shtëpinë e kampionit nga Caldogno.

Më pas janë kujtimet, trofetë e një karriere vezulluese, më të çmuarit, ato me vlerën më të lartë sentimentale duke përfshirë bluzat e veshura, fanellat e kampionëve të tjerë dhe medaljet. Ka dy hipoteza për bastisjen e dështuar nga kriminelët: e para është se autorët e grabitjes nuk e dinin që shtëpia e synuar ishte e Baggio-s, e dyta është se nuk i gjetën ose nuk kishin kohë t’i identifikonin gjatë atyre 40 minuta terrori, të cilat ish-futbollisti i kombëtares dhe familja e tij ishin në mëshirën e sulmuesve. Kriminelët plaçkitën shtëpinë, por nuk prekën dhomën me trofetë. Me pak fjalë, grabitësit ishin përgatitur, por me siguri nuk e njihnin vilën në detaje.

40 minuta terror

Sipas rikonstruksionit të policisë, banda është paraqitur në një nga dhomat e fjetjes, ku familja po ndiqte ndeshjen. Baggio iu afrua njërit prej grabitësve dhe e goditi me grusht në fytyrë dhe si kundërpërgjigje grabitësi e goditi në ballë me qytën e armës, duke e plagosur. Më pas kriminelët e kthyen shtëpinë përmbys, duke vjedhur ora, bizhuteri dhe para. Kur futbollisti kuptoi se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën e dhomës ku ata ishin mbyllur dhe ka lajmëruar policinë. Kampioni u dërgua në urgjencën në Arzignano , ku u trajtua me disa qepje në ballë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

24 orë ago