FOTO&VIDEO

Plagoset rëndë “Spiderman”, shqetësim për gjendjen e aktorit

Aktori britanik Tom Holland është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një aksident gjatë një skene të rrezikshme në xhirimet e filmit Spider-Man: Brand New Day, ditën e premte.

Sipas mediave britanike 29 vjeçari ka rënë dhe ka goditur kokën fort, duke pësuar një dëmtim dhe më pas është trajtuar për një tronditje cerebrale.

Ngjarja ndodhi në studiot Leavesden në Watford gjatë xhirimeve për filmin me buxhet prej 150 milionë paund, të cilat pas incidentit me Holland janë pezulluar, dhe pritet të qëndrojnë në pauzë për disa javë derisa aktori të rikuperohet plotësisht.

Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës së Anglisë Lindore i tha gazetës The Sun: “Na u bë thirrje në orën 10:30 të mëngjesit ditën e premte për të ndihmuar një pacient që kishte pësuar një dëmtim në Leavesden Studios në Watford. U dërgua një ambulancë në vendngjarje dhe pacienti u transportua në spital për trajtim të mëtejshëm.”

Babai i aktorit, Dominic Holland, mori pjesë në një darkë bamirësie në Mayfair të dielën dhe konfirmoi se djali i tij “do të mungojë për pak kohë nga xhirimet”.

Tom ishte gjithashtu i pranishëm në eventin në fjalë, ku u fotografua me partneren dhe yllin tjetër të filmit, Zendaya. Megjithatë, raportohet se ai u largua herët nga ngjarja pasi nuk ndihej mirë.

Më herët gjatë këtij viti ishte njoftuar se Spider-Man 4 do të publikohej më 31 korrik 2026, por pas këtij incidenti, data e publikimit mund të ndryshojë përsëri.

Tom ka një orar shumë të ngjeshur aktualisht, pasi ai dhe e fejuara e tij Zendaya po xhirojnë gjithashtu edhe filmin The Odyssey, një përshtatje nga regjisori Christopher Nolan e epopesë së famshme të Homerit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago