FOTO&VIDEO

Plaku 87 vjeçar i lumtur që arriti të shërohet nga coronavirusi

Edhe pse të moshuarit janë grupi më i rrezikuar i njerëzve që mund të preken nga virusi korona, jo të gjithë personat e moshuar janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj virusit. Një shembull i gjallë janë dy burra, njëri 87 vjeçar dhe tjetri 97 vjeçar të cilët arritën ta kapërcjenë gripin.

Ka edhe një lajm pozitiv nga bota, lidhur me coronavirusin. Dy të moshuar, njëri 87-vjeçar dhe tjetri 97-vjeçar, janë shëruar me sukses nga virusi COVID-19.

Një pacient aziatik, 87 vjeç, u shërua nga virusi dhe u lirua nga spitali. Në media po qarkullon një video ku tregon forcën e tij duke ngritur duart lartë, shkruan Reporteri.net.

Gjetjet e CT’së në mushkëritë e tij tregojnë një përmirësim të funksionit të tyre.

“Dua të falënderoj të gjithë mjekët dhe stafin tim mjekësor që kontribuan në shërimin tim. Pasi të shërohem plotësisht, dua të kthehem në hobin tim të preferuar, duke luajtur violinë”, tha pacienti 87-vjeçar.

Një lajm i mirë vjen edhe nga Italia, raporton Corriere Della Sera. Pas lajmit për rikuperimin e pacientit të parë me coronavirus, mësohet se një 97-vjeçar Savoy është rikuperuar. Burri u trajtua për tetë ditë dhe tani është testuar dhe rezultati i ka dalë negativ sa i përket coronavirusit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

56 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago