Ukraina do të duhet të japë disa territore në këmbim të arritjes së paqes me Rusinë. Kështu e fillon artikullin e saj, prestigjiozja amerikane, The Washington Post, e cila merr në analizë qasjen e ish-presidenti amerikan Donald Trump ndaj luftës në Ukrainë.
Burime për Washington Post citojnë se Trump mund t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë duke i bërë presion Ukrainës që të heqë dorë nga disa territore.
Analistë të politikës së jashtme theksojnë se ideja e Trump për cedim të territorit ukrainas do të shpërblente presidentin rus Vladimir Putin dhe do të falte shkeljen me forcë të kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
“Propozimi i Trump konsiston në faktin se Ukraina duhet t’i dorëzojë Rusisë Krimenë dhe rajonin kufitar të Donbasit. Kjo qasje, e cila nuk është raportuar më parë, do të ndryshonte në mënyrë dramatike politikën e Presidentit Biden, i cili ka theksuar kufizimin e agresionit rus dhe ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën”.