POLITIKE

Celibashi: Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor e ka Basha, ka 48 orë kohë të sjellë dokumentacionin

Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KZQ-së është shprehur se, të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor e ka Lulzim Basha, pasi ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit.

“Nuk është KQZ që vendos se kush është përfaqësuesi i një partie politike, për aq kohë sa nuk është KQZ, këtë e merr nga një palë e tretë. E ka përcaktuar ligji i partive politike dhe kodi zgjedhor që përcakton se kush është organi që vendos për drejtimin e partive politike. Është gjykata dhe një dokument që vjen prej gjykatës që përcakton se kush është drejtuesi i një partie politike. Kjo është e qartë për këdo dhe është e kotë që të vazhdojmë diskutimet.

Në nenin 9 të ligjit për partitë politike thuhet se regjistrimi i partive bëhet në shkallën e parë të rrethit Tiranë që mban edhe regjistrin e partive politike. Anëtarësia e një partie politike mund të njohin për drejtues të një partie këdo që ata çmojnë dhe vlerësojnë, por për ligjin dhe institucionet publike, përfshi edhe KQZ-në, ajo që merret në referencë është dokumenti zyrtar.

Do të ishte shumë e dëmshme nëse KQZ-ja do ta merrte këtë vendim bazuar mbi perceptime dhe fakte publike, për sa kohë që ekziston një dokument zyrtar që vërteton një fakt. Unë mund ta pranoj që Berisha është kryetar i PD-së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin pasi duhet të marr në konsideratë një dokument zyrtar të gjykatës. Të drejtën për të regjistruar PD-në, bazuar në dokumentet zyrtare që i janë vënë KQZ-së e ka Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së.”

Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Sipas Celibashit, ka një mangësi që lidhet me detyrimin dhe përgjegjësinë personale e kryetarit të PD për të nënshkruar deklaratën. Kjo për faktin se, jo çdo dokument mund të delegohet tek të tretë, ndërsa i dha 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara.

“Ka një mangësi tjetër që lidhet me detyrimin dhe përgjegjësinë personale e kryetarit të PD për të nënshkruar deklaratën. Jo çdo dokument mund të delegohet tek të tretë. Deklarata e kryetarit nuk është kompetencë, është përgjegjësi. Duke qenë përgjegjësi, është tërësisht personale.

Duke e konkluduar gjithë këtë arsyetim, vlerësoj që dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesi i Lulzim Bashës nuk është i plotë, ndaj do t’u jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara. Domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të PD.”

Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Celibashi tha se, në perceptimin e tij, Berisha është kryetar i Partisë Demokratike.

“Do ishte e dëmshme nëse KQZ do merrte këtë vendim, për sa kohë ka një dokument që tregon një fakt të caktuar. Unë mund ta pranoj se në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD, por kjo nuk ndryshon në përputhje me ligjin se do duhet të marr në referim atë që një dokument zyrtar, i ngarkuar me ligjin tregon një fakt të ndryshëm të cilin unë dhe dikush tjetër e percepton.”

Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago