SPORT

‘Plas’ te Serbia para ndeshjes në Tiranë, trajneri Dragan Stojkovic: Jap dorëheqjen menjëherë nëse jam unë problemi

Shqipëria dhe Serbia e futbollit luajnë në Tiranë më 7 qershor për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës. Sfida, veç anës sportive mbart edhe emocione politike për vetë historinë mes popujve.

Në anën serbe duket se ekipi rival i tanëve nuk është në ditët më të mirë dhe qetësia mungon në grup, teksa trajneri Dragan Stojkovic ka ‘shpërthyer’ në konferencën për mediet duke kërcënuar me dorëheqje, pasi u akuzua për afrimet e bërë në grumbullim.

Dragan Stojkovic foli për pritshmëritë nga ndeshja kundër Shqipërisë, e cila u shpall një ‘ndeshje me rrezik të lartë’, por me shumë foli për vendimin për të mos llogaritur në ekip Sergej Milinković-Savić, edhe Svilar të Romës. Trajneri e sheh sfidën vetëm në aspektin sportiv. “Asnjë tension politik dhe mesazh nga tifozë.

“Problemi është mbi Svilarin, jo mbi mua. Mos prit që dikush të shkojë në Romë, unë mund të ha drekë, një kafe ekspres, të shoh një ndeshje… por nëse shkoj t’i lutem dikujt, kjo nuk do të ndodhë. Jo Svilari, por kushdo qoftë. Ke bërë një gabim në hapa, është faji yt. Shkëlqyeshëm, gjithë të mirat, të gjithë kanë të drejtë në lëvizjet e tyre. Varet prej tij të pranojë nëse ka dëshirë të mbrohet. Ai tha atëherë se donte t’i përkushtohej klubit të tij, donte të përqendrohej në këtë. Ai e shfrytëzoi shansin e tij dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Jam unë problemi i këtij ekipi? Po jap dorëheqjen menjëherë pas kësaj konference, vetëm që ta dini. Ndoshta jo menjëherë, por nesër, nëse kjo është e vërtetë. Nuk mendoj se kjo është e vërtetë. Këta janë lojtarët që panë se nuk kishte vend dhe pastaj thanë ‘Po them lamtumirë’. Ekipi ndryshon, ju i thërrisni lojtarët sipas meritave të tyre.

Ekipi ndryshon, lojtarët thirren sipas meritës. Mendoni që Lazoviçi nga Verona, që çdo vit lufton për të mos rënë nga liga, është ajo që i duhet Serbisë? Dmitroviç? Portier i shkëlqyer, por vendosa për Petroviçin. Kam gabuar? Jo, nuk e kam bërë. Dhe cili është problemi? Dmitroviçi është i zemëruar? Edhe unë jam i zemëruar që nuk e fituam ndeshjen kundër Sllovenisë.

Përmendët Radonjiçin. Cili është problemi? Nuk e dua? Nuk më duket simpatik? Nuk më pëlqen modeli i flokëve të tij? Ai po e shkatërron veten, po e shkatërron Zvezdën, po e shkatërron përfaqësuesen, ose po vetëshkatërrohet. Ky është problemi i tij. Dhe doni të më thoni që e meriton të jetë në kombëtare? Si të ishim të gjithë të çmendur.

Po flas hapur… për disa lojtarë nuk dua të përmend emra, ajo që luajnë nuk ka lidhje me realitetin. Çfarë ofron që të jesh këtu? Në bazë të çfarë? Unë tani thërras Radonjiçin dhe më pyesni pse e thirra, çfarë të them? T’ju gënjej: ‘E dini, ai sprinti kundër Stuttgartit…?’ Nuk luhet për një sprint.

Tifozët? Dy milionë. Dy milionë, më kanë thënë se janë të interesuar, po t’i zinte stadiumi do ishin aq.

Sfida në Tiranë? Ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për ta dhe për ne, por është thjesht një ndeshje. Ata janë miqtë tanë të futbollit, ne shkojmë ekskluzivisht për sport dhe për të parë se kush është më i mirë në fushë. Asnjë tension politik dhe mesazh nga tifozët, deklarata të lajthitura të disa të çmendurve që duan të krijojnë një gjendje lufte. Ne nuk jemi të interesuar për këtë dhe nuk do të jetë kështu”, tha trajneri i Serbisë dukshëm nervoz para ndeshjes në Tiranë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago