POLITIKE

Plenkoviç: Çështja për padinë ndaj Serbisë për reparacionet e luftës është duke u shqyrtuar

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, në një konferencë për media ka deklaruar se Kroacia është duke e shqyrtuar ngritjen e një padie të mundshme kundër Serbisë për reparacione të dëmeve të luftës.

“Çështja e reparacioneve të dëmeve të luftës dhe një padi të mundshme ndaj Serbisë është ngritur në nivelin bilateral. Ministritë dhe ekspertët janë të përfshirë në këtë proces. Ne s’e kemi harruar atë gjë. Është shumë e rëndësishme se Lufta për Atdheun tonë është përtej çdo diskutimi në Kroaci por edhe ndërkombëtarisht”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit kroat.

Andrej Plenkoviç ka thënë se njerëzit e pagjetur në luftën e viteve 1991-95 dhe ata të keqtrajtuar në burgje, shteti kroat nuk i ka harruar.

Ndërsa thirrjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndaj serbëve për të shfaqur flamujt serbë kudo që ata janë, e ka cilësuar provokim edhe Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Kjo pasi që 15 shtatori u shpall nga shteti serb si ditë e unitetit të popullit serb, si dhe ditë e flamurit. Të gjithë vendet ku ka minoritete serbe mbuluan ndërtesat, rrugët, muret, shtëpitë e bulevardet me flamuj serbë.

“Do të thoja përsëri, edhe atë me forcë të theksuar, se, këto veprime, përnga pikëpamja jonë nuk kanë tjetër qëllim përveç se të provokojnë vendet fqinje, e sidomos ata që janë më së afërmi”, ka deklaruar për media Plenkoviç.

Plenkoviç vazhdimisht ka qenë i zëshëm ndaj këtyre provokimeve të Serbisë, dhe ka konsiduerar që Kroacia duhet t’i reagojë.

“Ne s’biem pre e provokimeve por ndërtojmë marrëdhëniet më të mira të mundshme, duke qenë edhe të vetëdijshëm për trashëgiminë e së kaluarës, dhe barrat që janë bartur. Të ardhmes duam t’i qasemi konstruktivisht dhe me mençuri”, shtoi ai.

Veprime të këtilla, shtoi ai, “vetëm sa e thellojnë mosbesimin, i shqetësojnë marrëdhëniet, dhe mund të kenë pasoja në nivele lokale”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

36 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago