“Legjitime dhe plotësisht në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit” i quajti ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rhode, masat e reja të qeverisë rreth targave ilegale dhe atë të reciprocitetit të dokumenteve hyrëse/dalëse me Serbinë.
Përveç kësaj, Rhode në takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se dy vendimet e lartëpërmendura “do të bëhen në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”.
“Mirë të takoj Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani sot, për të biseduar për zhvillimet aktuale, përfshirë vendimin për të shtyrë zbatimin e vendimeve rreth targave dhe dokumenteve hyrëse/dalëse që nga 1 shtatori”, shkroi ambasadori në rrjetin e tij në Twitter.
Ambasadori, në komunikatën e tij nga takimi me presidenten, thotë se kësaj të fundes “i theksova se vendimet janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të ndaluar targat ilegale në Veri të Kosovës, targa këto të cilat lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme e Sigurisë, si dhe inicimin e reciprocitetit rreth lëshimit të dokumenteve hyrëse/dalse për shtetasit serb që futen në Kosovë.
Zbatimi i këtyre dy mendimeve qe kërkesë amerikane dhe evropiane që të shtyhet për 30 ditë, kërkesë këtë që qeveria kosovare e pranoi.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…