LAJME

VIDEO/ Nuk ka të ndalur “çmenduria”, mjetet “vrasëse” spektakël mbi kokat e njerëzve në det

Tragjedia e një dite më parë në plazhin e Potamit në Himarë, duhet të ishte një sinjal i fortë për gjithë shqiptarët, se mjetet lundruese vrasin.

Por edhe pse mbarë shoqëria shqiptare reagoi fort për vdekjen e 7-vjeçarej Jonada Avdia e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga oficeri Arjan Tase, sërish ditën e sotme në bregdetin shqiptar këto mjete “vrasëse” vijonin jo vetëm që të lundronin në bregdet, por edhe të ecnin sërish me shpejtësi të rrufeshme.

Madje këto mjete nuk po i ndalon dot as urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Pamjet që shihni në videon e mësipërme janë xhiruar në plazhin e Durrësit, ku shihen “jet Ski-të” që “fluturojnë’ e garojnë me njëra-tjetrën se kush do të bëjë më shumë spektakël, pa e vrarë mendjen fare se aty ka qytetarë që po lahen.

Shpresojmë dhe urojmë që kjo “çmenduri” që po ndodh në plazhet tona të marrë fund sa më parë, në të kundërt nuk do të jetë e largët dita kur sërish një tjetër engjëll të goditet nga këto mjete “vrasëse” të drejtuara nga të papërgjegjshëm, dhe sërish Shqipëria të vishet me të zeza.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago