Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Automjeti me të cilin po udhëtonte i riu u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.
Sipas mediave italiane, viktima është Endri Zaimi 25 vjeç, baba i dy fëmijëve. I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte. Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.
Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar.
25-vjeçari kishte ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes. Ndërsa drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. Qarkullimi në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë për shkak të përplasjes mes dy mjeteve.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…