Tre hajdutë kanë bërë ‘kërdinë’ duke vjedhur disa banesa dhe biznese.
Report Tv ka siguruar dy video nga vjedhjet që kanë bërë tre hajdutët në Belsh. Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv duken tre hajdutët të maskuar, njëri pas tjetrit që futen në një banesë dhe e grabisin duke marrë lekët dhe sendet me vlerë që ndodheshin brenda.
Autorët ende nuk janë arrestuar, por janë kapur nga kamerat e sigurisë. Hajdutët kanë hyrë në banesat e personave me inicialet G.H. duke i vjedhur një shumë të konsiderueshme parash ditën e diel, ndërsa pre e këtij fenomeni më pas ka rënë edhe banesa e G.Gj. ku po ashtu kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar në errësirë me shpejtësi sapo është zgjuar e zonja e shtëpisë, e cila i ka ndjerë lëvizjet.
Po ashtu pak kohë më parë personave me inicialet B.Z. C.H. dhe B.A u kanë vjedhur makinat. Pas këtyre ngjarjeve banoët e prekur kanë denoncuar rastet dhe policia ka nisur hetimet por deri tani nuk është arrestuar asnjë nga autorët e dyshuar. Banoret shprehen tepër të shqetësuar pasi në zonën e Belshit po ndodhin shumë vjedhje dhe kanë frikë të qëndrojnë në banesat e tyre pasi kanë fëmijë të vegjël dhe prindërit e moshuar.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…