Në ambientet e jashtme të një lokali një bandë shqiptarësh e përfshirë në trafikun e drogës u përleshën me njëri tjetrin duke përdorur dhe armët e zjarrit.
Nga të shtënat u plagos dhe ndërroi jetë dhe bashkëatdhetari i tyre.
Policët grek që po trajtojnë rastin, përveç xhipit të gjetur në afërsi të kafenesë që dyshohet se i përket njërit prej shtatë shqiptarëve, kanë gjetur edhe një veturë Mercedes e cila dyshohet se i përket autorëve.
Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të cilët dyshohet të jenë pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale që merren me trafikun e drogës.