Po zbarkonin në ishull – Helikopteri rus goditet keq nga droni ukrainas

Forcat e Armatosura të Ukrainës po luftojnë për ishullin legjendar të gjarpërinjve. Një dron ukrainas asgjësoi një helikopter transporti rus në ishullin e gjarpërinjve mbrëmë ndërsa trupat po zbarkonin.

Pamjet nga droni kapën momentin kur droni ukrainas Bayraktar-TB2 asgjësoi helikopterin transportues rus Mi-8 në ishullin e gjarpërinjve. Në pamjet rrëqethëse bardh e zi, shihen ushtarët rus që po zbarkonin nga helikopteri pak çaste para se të hidhej në erë. Video është publikuar nga Komanda Operative Jug.

“Ne po e dëbojmë armikun nga çdo pjesë e tokës sonë, qoftë edhe nga një ishull i vogël, nga deti, madje edhe nga ajri”.

Ndërkohë, një tjetër dron ukrainas nxori një anije zbarkuese ruse pranë ishullit, e cila kishte furnizuar trupat e Vladimir Putin me raketa kundërajrore.

Ukraina publikoi një video duke pretenduar se kishte shkatërruar anijen e madhe ruse të tipit Serna në një sulm ajror.