Dy persona të cilët e rrahën një vajzë në Pejë janë arrestuar gjatë momentit kur po kryenin rrahjen.
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë për Gazetën Express se dy persona janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim.
Arrestimi dy personave shihet edhe në videon e dërguar nga një lexues i Gazetës Express.
“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.