Një fotografi e policit kosovar duke i dhënë ujë një të moshuari në Shqipëri, i cili është prekur nga tërmeti, është bërë hit në internet.
Shqipëria dje u godit nga një tërmet me magnitudë 6.5 shkallë të Rihterit, duke lënë 27 të vdekur dhe qindra njerëz të lënduar.
Shumë objekte, ndërtesa dhe shtëpi, janë shkatërruar nga ky tërmet i fuqishëm, duke lënë edhe shumë njerëz jashtë shtëpive të tyre.
Dje Policia e Kosovës me njësitet e saja të specializuara dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë shkuar në Shqipëri për të iu dal në ndihmë qytetarëve pas tërmetit të fuqishëm.
Një fotografi është shpërndarë shumë në internet, derisa shihet një pjesëtar i Policisë së Kosovës duke i dhënë ujë një të moshuari, i cili po qëndronte tek stadiumi i qytetit në Durrës.
Përveç Policisë dhe Ushtrisë, numër i madh i njerëzve nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri që të ju dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Shumë ndihma materiale dhe ushqimore janë dërguar nga Kosova për në Shqipëri gjatë ditës së djeshme.
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 27 të vdekur, derisa janë lënduar mbi 600 persona.